
Super Liga po “mbytet”. Projekti i prezantuar në mesnatë dy ditë më parë, është drejt dështimit, me vendimin e disa klubeve për t’u tërhequr.
Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid do të tërhiqet, ndërsa Barcelona ia ka lënë në dorë vendimin ortakëve të saj.
Ndërkohë, në Angli, Manchester City zyrtarizoi “lamtumirën”, me 5 klubet e tjera të Premier League gati që t’i shkojnë pas, duke braktisur idenë e Super Ligës. Përveç kësaj, shefi i Manchester United, Ed Woodward, ka dhënë dorëheqjen, edhe pse nuk dihet nëse shkaku ka qenë reagimi i ashpër ndaj Super Ligës.
Në orën 23:30 është thirrur një mbledhje urgjente e 12 klubeve që ishin nismëtaret e Super Ligës. (A2 Televizion)