
Bayern Munich fiton lehtësisht në transfertë me rezultatin 0-4 ndaj një ekipi në krizë totale si Schalke 04 dhe po krijon një distancë pikësh që mund të jetë sërish ”vrastare” për rivalët në kampionatin gjerman.
Schalke 04, deri pak vite më parë një nga ekipet më të forta në Europë, ka marrë një drejtim drejt pikiatës nga mungesa e rezultateve dhe krizës financiare, që me shumë gjasa do ta çojnë drejt rënies nga kategoria, nga momenti q\ndodhet në fund ë klasifikimit me 7 pikë.
Bayern nuk ka mëshirë për rivalët e dikurshëm, duke e gjunjëzuar me golat e Thomas Mueller, bomberit Lewandoski dhe Alabës në fundin e ndeshjes, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve, 7 më shumë se Leipzig. (A2 Televizion)