Ndikimi i fiskalizimit në ekonomi, Ibrahimaj: Do të ulet evazioni dhe do të rriten të ardhurat nga TVSH

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 21:40 | Ekonomi
Ndikimi i fiskalizimit në ekonomi, Ibrahimaj: Do të ulet evazioni dhe

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, zonja Delina Ibrahimaj, deklaroi në studion e “A2 Business” se fiskalizimi do të sjellë ulje evazioni dhe rritje të të ardhurave nga TVSH-ja.

“Patjetër që indirekt do të reflektohet edhe në aspekte të tjera, por kryesisht efektin do ta ketë në TVSH. Ndikimi do të ndihet për 2-3 vjet, kur sistemi të funksionojë siç duhet. Duke pasur informacion në kohë reale, ne do të monitorojmë bizneset nga zyra dhe qasja e administratës tatimore do të jetë informuese”, theksoi Ibrahimaj.

“Fiskalizimi do të na ndihmojë të evidentojmë bizneset që nuk duan të pranojnë faturat, me qëllim deklarimin e xhiros më të ulët. Ne jemi përgatitur që ta bëjmë siç duhet procesin. E rëndësishme është që reforma të kryhet, duke pasur periudhën tranzitore ku nuk do të penalizohen subjektet”, shtoi Ibrahimaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos