Rritja 5,5%, ekonomia ende shfaq probleme, jo zhvillim i qëndrueshëm

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 14:59 | Ekonomi
Rritja 5,5%, ekonomia ende shfaq probleme, jo zhvillim i qëndrueshëm

Eksperti për ekonominë, Vjoldi Danaj, i sheh me skepticizëm të dhënat e fundit të INSTAT, për rritje ekonomike me 5.5% në fillim të këtij viti. Ekonomia shqiptare, sipas tij, nuk është futur ende në binarët e zhvillimit të qëndrueshëm, kur faktorët që ndikuan në rritje janë të luhatshëm, si energjia elektrike, apo të varur ndjeshëm nga injektimi i parave që bëri qeveria përpara fushatës.

Danaj e sheh si shqetësues faktin që sektorë kyç si bujqësia dhe turizmi nën performuan edhe në fillim të këtij viti. Për këtë arsye, ai parashikon një rritje ekonomike për këtë vit ndjeshëm më të ulët se sa pritshmëritë e qeverisë.

Danaj shprehet gjithashtu se investimet publike të financuara përgjatë këtij viti nuk do të japin zhvillimin e pritur në dy apo tre vitet e ardhshme, duke cunguar edhe rritjen e pritshme për periudhën afatmesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos