“Çadra e dërrmoi PD-në”, Bylykbashi: Ishte një grup diku që merrte vendime për politikën e PD-së

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 21:43 | Politikë
“Çadra e dërrmoi PD-në”, Bylykbashi: Ishte një

“Çadra e dërrmoi PD-në. Ishte një aksion shumë i madh dhe askush prej nesh nuk dinte gjë. Unë kam qenë në atë kohë kryetar dege i komanduar. Ishte një grup diku që merrte vendime për politikën e PD-së, por pa ditur PD-ja se çfarë do të bëhej. Unë nuk kuptoja se çfarë po ndodhte. Në atë moment fillova të kuptoja diçka, perceptimi i partisë si një repart ushtarak”.

Kështu u shpreh në “Intervistë me Merita Haklaj” në A2 CNN Oerd Bylykbashi, anëtar i kryesisë së PD-së, teksa komentoi ecurinë e Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Me ngritjen e çadrës, tha Bylykbashi, Basha nisi të ngrihej si figurë, ndërsa binte partia.

“Njerëzit lexojnë edhe mesazhe që janë mes rreshtave. Unë aty kam parë që Basha filloi të ngrihej si figurë, ndërsa binte partia. Ai filloi të rriste figurën e tij si lider, por liderët nuk sajohen. Ata lindin dhe thjesht shfaqen. Ajo që shihja unë me shqetësim ishte një autokratizim dhe tentativa e parë për të bërë ADN-në e PD-së. Ishte përpjekja e parë për transplantim të palcës së PD-së, e cila u përmbyll e gjitha me marrëveshjen e 17 majit në mbrëmje”, u shpreh Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos