
Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit nga parlamenti të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj. Përmes një postimi në facebook, ambasadorja amerikane, duke e konsideruar këtë një lajm të madh, shprehet se kjo është një arritje madhore që do të çojë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED-president-parlament. Ajo theksoi se pret nga KED t’i dërgojë presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.
“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Tani ka nevojë për 1 gjyqtar tjetër për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë që KED t’i dërgojë listën e kandidatëve sa më shpejt presidentit. Kjo është një arritje madhore e cila do të çojë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe reflekton bashkëpunimin e fortë të KED-President-Parlament”, shkruan Kim. (A2 Televizion)