“Rama bojkotoi fjalimin e Presidentes së Kosovës”, Paloka: Tradhtoi vlerat e kombit, i shtyrë nga partnerët e tij në Ballkan

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 19:32 | Politikë
“Rama bojkotoi fjalimin e Presidentes së Kosovës”, Paloka:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar për mungesën e Ramës në Parlament gjatë fjalimit të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, numri dy i selisë blu shprehet se është e turpshme që  kryeministri Rama bojkotoi fjalimin e presidentes së Kosovës në Parlament. Sipas tij, ky akt i shëmtuar politik i Ramës është i pafalshëm dhe është shtyrë nga partnerët e tij në Ballkan, duke tradhtuar vlerat e kombit.

“Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosovës në parlament. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyrë nga ata që Rama i konsideron partnerë të tij në Ballkan.

Edi Rama tradhtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë. Motivet politike dhe personale që e shtynë të bëjë këtë akt janë të pafalshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos