Celibashi: Ndërprerja e procesit të numërimit nuk ka justifikim, të zëvendësohen menjëherë komisionerët

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 11:42 | Politikë
Celibashi: Ndërprerja e procesit të numërimit nuk ka justifikim,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilijan Celibashi, përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj ndalimit të procesit zgjedhor në disa KZAZ, për shkak të lodhjes së votuesve.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet t’i përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave”, deklaroi Celibashi.

https://twitter.com/ICelibashi/status/1386609441164890114

Për të, nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. "Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë." (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/26/probleme-me-numerimin-ne-disa-kzaz-celibashi-historite-me-komisionere-te-lodhur-e-te-semure-duhet-te-marrin-fund/

A2 CNN Livestream

Latest Videos