Këlliçi apel qytetarëve: Kini durim, nuk janë hapur ende kutitë e bastioneve të PD

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 11:17 | Politikë
Këlliçi apel qytetarëve: Kini durim, nuk janë hapur ende

Nga KZAZ 36 në Kombinat, kandidati demokrat për deputet, Belind Këlliçi, u bëri apel qytetarëve që të tregojnë durim pasi ende nuk janë hapur kutitë e votimit të bastionit demokrat.

“Ju bëj me dije se në KZAZ 36 në Kombinat deri tani me numërimin e më shumë se gjysmës, ne kemi ngushtuar diferencën me 5200 vota deri në këto momente pa llogaritur që ende nuk janë hapur bastionet tona të PD-së. Falënderoj të gjithë qytetarët që sytë i kanë te ky proces, tregoni durim që siç ia dolëm sot në Njësisë 10 do t’ia dalim të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos