“Çështja e detit në Hagë”, mediat greke për vizitën e Dendias: Bëri lëvizje shahu

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 19:50 | Aktualitet
“Çështja e detit në Hagë”, mediat greke

Shqipëria dhe Greqia çojnë në Hagë çështjen e detit. Me këtë titull, mediat helene kanë raportuar vizitën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, në Shqipëri.

Përjashtim bëri vetëm media “Newsbomb.Gr” që shkruan se Greqia bëri lëvizje shahu me dërgimin e çështjes për referim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Versioni grek i CNN thekson se Dendias dhe politikanët shqiptarë u dakordësuan për fuqizimin e marrëveshjes së vitit 1996 për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin strategjik.

Sa i përket ligjit të luftës me Shqipërinë, “Protothema” raporton fjalët e ministrit grek se ai do të hiqet shumë shpejt. Televizioni publik ERT, citon vlerësimin e ministrit për përparimin e të drejtave të pakicës greke në vendin tonë dhe ofrimin e mbështetjes për integrimin në BE.

Por media “Kathimerini” shkruan se mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke nuk ka pasur asgjë të shkruar sa i përket dakordësisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për detin në Hagë. Madje thekson se Athina mund ta përdorë integrimin e vendit tonë në BE si levë për të ushtruar presion ndaj Tiranës.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/20/rama-me-ministrin-e-jashtem-grek-deti-ne-instancat-nderkombetare-dendias-do-ta-zgjidhim-dhe-ligjin-e-luftes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos