Çështja e herësit, Gjykata Kushtetuese dëgjon pretendimet e palëve, pritet vendimi

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 12:07 | Politikë
Çështja e herësit, Gjykata Kushtetuese dëgjon pretendimet

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi këtë të mërkurë nenin 163 të Kodit Zgjedhor, i cili rregullon atë që quhet “herësi” në zgjedhjet parlamentare, që përcakton renditjen përfundimtarëve të kandidatëve për deputetë, në bazë të votave të marra, pavarësisht pozicionit të tyre në listat e paraqitura nga partitë.

Gjatë paraqitjes së pretendimeve të palëve, deputeti Myslim Murrizi kërkoi që neni të shfuqizohet, pasi është antikushtetues. “17 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do ishin në lista nëse listat do ishin 100% të hapura. Interesi im është për qytetarin, jo për subjektin tim politik, se ndoshta unë nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme”, tha Murrizi.

Ndërsa Viktor Gumi, përfaqësuesi i Kuvendit, tha se në Kushtetutë nuk kërkohet që lista të jetë e hapur 100%, por kjo lihet në dorën e ligjvënësve. “Në listën e kandidatëve nuk ka kandidatë të cilët nuk përfitojnë nga mundësia e zgjedhjes preferenciale. Shpërndarja e mandateve ka pafund mekanizma për mënyrën e organizimit. Në Shqipëri është zgjedhur herësi si mënyrë organizimi”, tha ai.

Në fund të seancës, Gjykata Kushtetuese nuk dha një afat për dhënien e vendimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos