COVID-19: 40 mijë të papunë, vetëm 28% e kompanive me punën online

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 17:04 | Ekonomi

Emergjenca shëndetësore e koronavirusit krijoi probleme për shumë kompani shqiptare, pasi një pjesë e punonjësve u trembën dhe u larguan nga puna. Kjo detyroi bizneset që të riorganizonin procesin e tyre të punës dhe ta kryenin atë nga shtëpia, ashtu sic ka ndodhur më herët edhe në vendet e tjera të prekura nga COVID-19.

Anketa e Këshillit të Investimeve, ku u pyetën 361 kompani, 46% e të cilave të mëdha tregoi se vetëm 28% e kompanive aplikuan punën on line nga shtëpia, teksa 37% nuk morën asnjë masë kundrejt pamundësisë së fuqisë punëtore për t”u shfaqur në vendin e punës. “Sjellja e mësipërme është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht sektorëve të ekonomisë dhe pavarësisht madhësisë së biznesit”, theksohet në anketë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos