
Qarku i Durrësit numëron 700 raste pozitive aktive aktualisht të prekur nga virusi Covid-19, në Bashkitë Durrës, Krujë e Shijak.
Sipas të dhënave nga Njësia Vendore e Shëndetit Durrës, 682 persona të infektuar ndodhen të izoluar në banesë, 15 në Spital dhe 3 në terapi intensive.
Vatra aktive janë edhe institucionet shtetërore si Bashkia, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, punonjës të Shëndetësisë e arsimit etj. Në disa shkolla po aplikohet mësimdhënia online. (A2 Televizion)