
Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjon Mazniku dhe për shtetasin Shkëlqim Fusha, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Gjyqtari, Sokol Tona, vendosi pushim të hetimeve me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale.
Prokuroria e Tiranës dhe përfaqësues të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit kërkuan që çështja të kalojë në SPAK.
Në përfundim të seancës, përfaqësuesit e Aleancës thanë se do e apelojnë vendimin dhe se çështjen do e çojnë në SPAK. (A2 Televizion)