Debate në PS-Shkodër, dega kundër katapultimit të drejtorëve nga Tirana

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 12:56 | Politikë
Debate në PS-Shkodër, dega kundër katapultimit të

Shkodra vijon të jetë dega më e zhurmshme e socialistëve, që me dyer të mbyllura vijojnë kryengritjen ndaj qendrës. Katapultimi i drejtorëve nga Tirana ka qenë ndër pakënaqësitë kryesore edhe të takimit të zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës, që është shoqëruar me debate të forta.

A2 mësoi se socialistët e Shkodrës kanë nënvizuar se prej kohësh ata vijojnë të injorohen nga selia qendrore. Sekretari Organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, i është kërkuar llogari përse postet drejtuese në institucionet rajonale dhe lokale përcaktohen në Tiranë, ndërkohë që bazës shkodrane i kërkohet vetëm të bëjë fushatën e të mbledhë vota.

https://a2news.com/2019/08/28/bushati-rasti-i-fundit-ne-shkoder-pika-e-derdhjes-na-takon-te-themi-na-falni/

Në përfundim të këtij takimi, Pëllumbi i quajti këto debate si qejfmbetje personale. “Arsyeja bazë që ne të gjithë merremi me këtë punë është sepse besojmë që Partia Socialiste dhe Qeveria e saj është ajo e cila e bën më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk përjashtohen mundësitë që individë të caktuar të kenë probleme personale”, tha Pëllumbi.

Sekretari Organizativ shpjegoi si po bëhet përzgjedhja e drejtuesve të rinj të institucioneve lokale në Shkodër. “Ne kemi ngritur një grup qytetar të spikatur, ndoshta edhe më të gjerë., të cilët po bëjnë propozimet e tyre për emrat të cilët ata mendojnë se janë më të mirë për të drejtuar institucionet e Shkodrës, qofshin shtetërore, apo lokale”, tha ai. “Duhet të kuptoni dhe mirëkuptoni që nuk është proces i lehtë, po të ishte i tillë bëhej me një të rënë të lapsit”.

https://a2news.com/video/basha-flet-per-socialistet-ps-shkoder-u-dorezua-te-tom-doshi-dhe-trafikanti-gjoka/

Këto diskutime pritet që të vijojnë edhe paraditen e të premtes, kur Kryeministri Rama ka thirrur mbledhjen e radhës së grupit të veriut, me drejtuesit e qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit. Ndryshe nga takimet e tjera të kësaj natyre të zhvilluara në lokalitete të ndryshme të veriut, këtë Rama e ka thirrur mbledhjen në selinë qendrore në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos