Dëbora do të mbulojë Tiranën dhe Durrësin, ngrin vendi

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 12:13 | Aktualitet
Dëbora do të mbulojë Tiranën dhe Durrësin, ngrin vendi

Reshjet e shiut pritet t’ia lënë vendin dëborës, në fundjavë. Temperaturat pritet të shkojnë nën zero gradë celsius. Por, ndryshe nga sa jemi mësuar, reshje dëbore, këtë herë, pritet të ketë edhe në Tiranë dhe Durrës.

Që në orët e para të ditës së shtunë pritet që mbi 400 metër nga niveli i detit të kemi reshje dëbore. Fenomen ky që ndodh rrallë.

Ndërkohë në zonat malore pritet të jetë situatë e vështirë pasi temperaturat mund të zbresin deri në -15 gradë, ndërsa në ultësirën perëndimore, vlerat minimale pritet të zbresin edhe në minus 5 apo minus 6 gradë celsius. (A2 Televizion)

https://youtu.be/oH8J1wYn74E

A2 CNN Livestream

Latest Videos