Dëmtohen banesa e biznese, rikthehen përmbytjet në Sukth dhe Nartë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 11:59 | Aktualitet
Dëmtohen banesa e biznese, rikthehen përmbytjet në Sukth dhe

Reshjet e fundit kanë rikthyer përmbytjet edhe në njësinë administrative të Sukthit në Bashkinë e Durrësit. Mëngjesin e kësaj të premte, zona të tëra të kësaj njësie janë gjendur të përmbytura, pas daljes nga shtrati të Lumit Erzen.

Uji nuk ka kursyer as banesat dhe as bizneset e zonës. Banorët shprehen të indinjuar, pasi brenda një kohe të shkurtër janë përmbytur disa herë.

Përmbytjet janë rikthyer edhe në zonën e Nartës në Vlorë. Uji ka hyrë brenda banesave, duke shkaktuar dëme të mëdha për familjet e prekura.

Më shumë sesa kushtet atmosferike, banorët e zonave të përmbytura fajësojnë për situatën e krijuar pushtetin lokal, i cili jo vetëm nuk u është gjendur në këto ditë të vështira, por nuk ka marrë asnjë masë për hapjen e kanaleve të kullimit dhe disiplinimin e ujrave në këto zona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos