Deklarata e DASH: Kosova dhe Serbia të kenë prioritet dialogun

Nga A2 CNN
22 Janar 2022, 13:03 | Kosova
Deklarata e DASH: Kosova dhe Serbia të kenë prioritet dialogun

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në uljen e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i DASH.

Zyrtari i refuzoi te komentonte raportin e Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson, që rekomandonte administratën amerikane të sanksiononte politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë që po promovojnë bashkimin e dy shteteve. Një nga kontribuuesit në raport, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos