Opozita në Parlament kërkon interpelancë më kryeministrin Rama. Për herë të parë që prej marrjes së detyrës, Rama duhet të japë llogari para deputeteve në cilësinë e ministrit të Jashtëm. Detyrë të cilën e mori përsipër pas refuzimit të Ilir Metës për të dekretuar në këtë post Gent Cakajn.
Ligjvënësit e dalë nga listat e Partisë Demokratike kërkojnë shpjegime për procedurat që shteti shqiptar po ndjek për Alvin Berishën, 11-vjeçarin që ndodhet në kampet e Sirisë. Kjo është interpelanca e dytë e thirrur për Edi Ramën nga opozita e re. E para , që nuk u realizua ishte ajo e kërkuar nga Lefter Maliqi për zgjedhjet e 30 qershorit. (A2 Televizion)
