
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar të martën “luftën e citimeve” të nisur me Kryeministrin Rama një ditë më parë.
Duke postuar deklaratat e plota të liderëve europianë në lidhje me vendimin për të mos nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, Basha shkruan në Facebook se me gjithë lojërat e Ramës për t’u fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën.
“Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha. (A2 Televizion)