Dështon seanca e parë ndaj Agim Kajmakut

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 13:56 | Kronikë
Dështon seanca e parë ndaj Agim Kajmakut

Dështon seanca e parë gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Gjykata u detyrua të ndërpriste seancën dhe ta shtynte për në 4 qershor për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-Kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”. Ai qëndron në arrati që prej 12 nëntorit 2019, kohë kur gjykata caktoi për të një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë. 

Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/18/agim-kajmaku-is-back-policia-vijon-kerkimet-por-pa-gjurmuar-telefonin/
https://a2news.com/2020/02/18/arratisja-e-kajmakut-leshoi-prokuren-tek-noteri-para-urdherarrestit-nga-prokuroria/

A2 CNN Livestream

Latest Videos