
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin mëngjesin e së hënës në rrugën e Rinasit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:17, ku mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy pasagjerë, një 15-vjeçar dhe një 13-vjeçar, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes. (A2 Televizion)