
Gjykata e Tiranës shtyn për në 10 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.
Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të tre të bashkëpandehurave të Kajmakut, Merita Shytko, Irma Bylyku e Mirjeta Mema. Edhe në datën e parë të caktuar, 1 qershor, seanca dështoi pasi nuk u paraqit avokati mbrojtës i Kajmakut.
Ish-kryebashkiaku po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”. (A2 Televizion)