Momenti i frikshëm kur adoleshenti goditet me thikë në mes të rrugës

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 14:53 | Kronikë

Momenti nga sherri i të martës i dy 15-vjeçarëve në Pogradec, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur me thikë, është kapur në kamera.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Gjergj Pekmezi”, ku shihet një numër i madh të rinjsh që po ecin në rrugë. Në një moment, dy grupe djemsh afrohen dhe pasi dy prej tyre shkëmbejnë fjalë, njëri nxjerr thikën dhe godet djalin tjetër në bark.

Zënkat midis minoreve janë shpeshtuar në juglindje të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos