
Një 38-vjeçar është plagosur në rrethana të paqarta në lagjen Dobraç të Shkodrës rreth orës 18:30. Policia njofton se ai po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz, në momentin kur është qëlluar.
38-vjeçari me iniciale A.B është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit, apo autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)