
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot “Agjendën e Investimeve 2021”, një paketë me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të ri me synim përmirësimin e shpejtë të Klimës së Biznesit.
Agjenda e Investimeve është rezultat i punës së 10 muajve të fundit, ku Dhoma Amerikane realizoi një seri anketimesh me anëtarët e saj, ndjekur nga analiza teknike ekspertësh, për përmirësimin e klimës së investimeve. Perceptimi dhe gjetjet e anëtarëve konfirmohen dhe përputhen me gjetje të ngritura nga raporte të mirënjohura ndërkombëtare.
40 rekomandimet specifike në raport janë të organizuara në 8 themele përmirësimi të klimës së biznesit duke parashikuar sfidat, zgjidhjet dhe mundësitë e reja që krijohen.
Implementimi i këtyre rekomandimeve garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon. Dhoma Amerikane do jetë e gatshme të ofrojë asistencën e saj në kthimin e rekomandimeve ne legjislacion, ndërsa do të vijojë dialogun me të gjitha palët politike dhe institucionale me nisjen e Sesionit të ri Parlamentar.
1. Miratimi i një Strategjie Investimesh që duhet të implementohet dhe monitorohet nga nivelet më të larta të qeverisë.
2. Shkurtim i procesit burokratik për investimet, sidomos në kohëzgjatjen e hapave proceduralë.
3. Legjislacion për një paketë progresive me incentiva për të shyrë investimet afatgjata dhe të qëndrueshme.
4. Vendosja e rregulloreve antitrust dhe kundër konkurrencës së lirë, për të mos lejuar monopolet dhe përqendrimin e tregjeve.
5. Mbështetje për përforcimin e kontratave të biznesit duke garantuar një nivel minimal funksionimi të drejtësisë.
6. Stimulim i zhvillimit të fondeve private të investimit dhe instrumenteve të tjerë të investimit.
7. Miratimi i mjeteve të shoqërisë civile për Llogaridhënien publike dhe mbikëqyrjen e veprimeve të qeverisë dhe administrimin e buxhetit të shtetit.
8. Miratimi i një legjislacioni kundër ryshfetit duke shënjestruar pikat ku qeveritë kanë dështuar në të kaluarën dhe të të tashmen.
9. Eliminimi ose minimizimi i “përjashtimeve të veçantave” nga prokurimi publik për të pakësuar rrezikun e aktiviteteve korruptive.
10. Rritja e transparencës së veprimeve të qeverisë.
11. Miratimi dhe incentivizimi i një koalicioni aktivistësh nga media, bzinesi dhe shoqëria civile për të mbështetur programin antikorrupsion të qeverisë.
12. Forcimi i transparencës së proceseve të prokurimit publik, duke përshtatur korniza ligjore ndërkombëtare dhe direktivat e BE.
13. Përcaktimi i kushteve dhe eliminimi / pakësimi i përdorimit të “përjashtimeve të veçanta” nga fondet publike.
14. Zhvillimi i një mekanizimi zbatues i legjislacionit në fuqi për t’i bërë agjencitë publike dashamirëse ndaj konsultimeve.
15. Rritja e transparencës në proceset e konsultimit, duke bërë të detyrueshme publikimin e transkriptove të takimeve pulike dhe komenteve të grupeve të interesit.
16. Përfshirja e projektligjeve të Këshillit të Ministrave në procesin e konsultave publike.
17. Përcaktimi i rrethanave kur organet publike duhet të bëjnë njoftime paraprake.
18. Spedifikimi i kushteve kur dhe si mund të përsërisin apo të zgjasin agjencitë publike një proces konsultimi.
19. Procedura specifike për të menaxhuar ankesat dhe apelimet.
20. Amendim i ligjeve kur zbulohen shkelje në procedurat e konsultimeve.
21. Modernizim i ligjit mbi tatimin e të ardhurave për të reflektuar standardet dhe kornizat ndërkombëtare.
22. Ligji fiskal të zgjasë të paktën një mandat të plotë qeveritar.
23. Ristrukturim i sistemit të taksave për të incentivizuar ekonominë.
24. Amendim i ligjit për tatimin mbi të ardhurave për të siguruar taksim të barabartë të individëve, pavarësisht statusit ligjor.
25. Inkurajim i Zonës Rajonale Ekonomike duke vënë në zbatim standarde rajonale për tregtinë ndërkombëtare dhe marrëveshjet mbi investimet.
26. Lehtësim i procedurave doganore që lidhen me tregtinë online.
27. Fuqizim dhe incentivizim i sistemit këshillimor në agrikulturë për të rritur prodhumin dhe të ardhurat në zonat rurale nga eksportet.
28. Firmosja e një marrëveshje për taksim të dyfishtë me Shtetet e Bashkuara.
29. Miratimi i legjislacionit për përdorimin e firmave elektronike.
30. Krijimi i kushteve për zhvillimin e 100 mijë koduesve në 10 vitet e ardhshme.
31. Rritje e mëtejshme e luftës kundër informalitetit dhe dekurajim i pagesave me para në dorë.
32. Sigurimi i mbështetjes financiare për të mbështetur sipërmarrësit digjital.
33. Thjeshtim i tregtisë elektronike dhe ngritja e një rregullatori të mirëfilltë për tregtinë digjitale.
34. Financim dhe sigurim i burimev shtesë për sistemin e arsimimit dhe trajnimit të të rinjve.
35. Liberalizim i kushteve të diplomimit për diplomat e degëve shkencore, të teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.
36. Përfundim i kornizës kombëtare të kualifikimeve në bashkëpunim me sektorin privat bazuar mbi orientimin strategjik: në turizëm, energji dhe bujqësi.
37. Rritje e pranisë dhe rolit të agjencive shtetërorë dhe sektorit privat në arsimimin dhe trajnimin e të rinjve.
38. Krijimi dhe zbatimi i një plan veprimi për të rritur vetëdijen dhe përdorimin e Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve dhe listës së profesionistëve.
39. Zhvillimi i një mbështetjeje cilësore kombëtare për menaxhimin e të rinjve të arsimuar.
40. Zhvillimi i një platforme online për të rritur vetëdijen për rekrutimin e të rinjve. (A2 Televizion)