
Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve, tre prej tyre me banim në Korçë dhe një në Pogradec.
Bëhet fjalë për Erion Llapushin, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim;
Arben Pilinçi, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”;
Theodhor Dhamo, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
Vangjel Zguri, banues në Korçë pasi Gjykata e Lartë Tiranë e ka deklaruar fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
Këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)