
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit rreth orës 20:00 të së enjtes, ku një person ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta pranë banesës.
42-vjeçari, me inicialet A.K., është gjetur i vdekur në shkallët e pallatit ku jetonte në katin e katërt.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i ndjeri vuante nga sëmundje kronike dhe kishte konsumuar alkool. (A2 Televizion)