Mbytet i mituri në një shatërvan në Korçë

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 17:00 | Kronikë
Mbytet i mituri në një shatërvan në Korçë

Një fëmijë ka humbur jetën në parkun e Korçës, pasi është mbytur në një shatërvan të vogël.

Fëmija rreth 8 vjeç ka qenë duke luajtur në vendin e quajtur “Parku Japonez” dhe ka rënë brenda në shatërvan, ku thellësia mendohet të jetë mbi 1 metër.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin e të miturit, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos