Një automjet u dogj mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-parkut të autobusëve, ku makinës së një personi me precedentë penalë dyshohet se iu vu flaka qëllimisht.
Nga zjarri u dogj dhe automjeti i një efektivi të Policisë së Shtetit, por që nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Policia mori në pyetje pronarin e mjetit të cilit iu vu flaka lidhur me konfliktet, por deri më tani, nuk jepen detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen. (A2 Televizion)