Velipojë, “Benzi” përplaset me motoçikletën, ndërron jetë 68-vjeçari

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 11:20 | Kronikë
Velipojë, “Benzi” përplaset me motoçikletën,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin  e sotëm në Velipojë, si pasojë  e një përplasje midis një automjeti dhe një motoçiklete.

Sipas burimeve, mjeti tip “Benz” i drejtuar nga shtetasja P.Ç. u përplas me motoçikletën e drejtuar nga një 68-vjeçar, shtetasi me inicialet P.V. i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos