Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet 31- vjeçari në Kamëz

Nga A2 CNN
4 Prill 2020, 09:22 | Kronikë
Kërkohej ndërkombëtarisht, arrestohet 31- vjeçari në

Forcat e policisë shqiptare në bashkëpunim me Interpolin kanë finalizuar një operacion për kapjen e një shtetasi shqiptar në kërkim ndërkombëtar për akuza të ndryshme, si vrasje e mbetur në tentativë dhe vjedhje.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Erjol Ceka, i cili banonte në Kamëz, i kërkuar nga drejtësia italiane për një sërë krimesh dhe i dënuar me 13 vjet e 3 muaj.  

Ceka sipas italianëve në vitin 2011 ka tentuar që të shtypë me makinë një shtetas italian në qytetin e Astit, duke i shkaktuar atij plagosje dhe fraktura.

Por sikur mos të mjaftonte, ai akuzohet edhe për vjedhje në një lokal në 2012, dhe plagosje me thikë ndaj një shtetasi shqiptar në 2015.

Materialet e arrestimit të përkohshëm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos