Të paktën 81 persona me koronavirus në një anije

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 09:06 | Bota
Të paktën 81 persona me koronavirus në një anije

Ministria e Jashtme e Uruguajit ka konfirmuar se një numër i madh i pasagjerëve dhe nga ekuipazhi kanë rezultuar pozitivë në anijen australiane “Greg Mortimer”, e cila aktualisht ndodhet në brigjet e shtetit të Amerikës së Jugut.

CNN shkruan se të paktën 81 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të anijes kanë rezultuar me koronavirus. Për 6 pasagjerë u kërkua kujdes i specializuar mjekësor në kryeqytetin e Uruguajit, Montevideo.

“Pjesa më e madhe e pasagjerëve dhe të ekuipazhit janë klasifikuar si asimptomatikë ose me simptoma të buta”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Uruguajit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos