Koronavirusi, Çekia nis lehtësimin e masave shtrënguese

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 08:58 | Bota
Koronavirusi, Çekia nis lehtësimin e masave shtrënguese

Qeveria çeke vendosi të lehtësojë disa nga masat e forta të ndërmarra prej saj kundër koronavirusit duke qenë se rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur lehtë në ditët e fundit.

Çekia ishte një ndër vendet e para në Evropë që shpalli gjendjen e emergjencë në mars dhe vendosi masa strikte në jetën publike për të ndaluar përhapjen e pandemisë. Që nga dita e parë e muajit të kaluar e deri më tani në Çeki numërohen 4735 persona të prekur me Covid-19.

Sipas ministrit të Industrisë Karel Havlicek nga e enjtja do të lejohet hapja e disa dyqaneve që shesin mallra jo të domosdoshme dhe ato që tregtojnë materiale ndërtimi, gjithashtu do të lehtësohen rregullat për aktivitetet sportive në ambiente të hapura ku nuk ka grumbullime njerëzish si vrapimi dhe çiklizmi.

Shumë dyqane të tjera do të hapen pas javës së Pashkëve. Rregullat strikte të higjienës do të jenë ende në fuqi si dhe ruajtja e distancës mes klientëve, dezinfektimi dhe kontrollet mjekësore të stafit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos