
Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë raportuar një rritje të lehtë të personave të rinj të prekur me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas Institutit Robert Koch, në 24 orët e fundit u regjistruar 3834 të infektuar të rinj me Covid-19 në krahasim me 3677 që ishin një ditë më parë. Momentalisht në Gjermani janë 99 mijë persona të prekur nga virusi me origjinë nga Kina.
Gjithashtu gjatë ditës së fundit 173 persona të tjerë humbën jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 1607. (A2 Televizion)