Dorëhiqet Zaev, pritet votimi i qeverisë teknike

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 12:48 | Ballkani
Dorëhiqet Zaev, pritet votimi i qeverisë teknike

Zoran Zaev njoftoi të premten se kishte firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe se pret nga Kuvendi ta shqyrtojë atë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i hapur rrugën qeverisë teknike.

Kuvendi deri në mesnatë duhet të votojë edhe qeverinë teknike të kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili do të drejtojë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 12 prill.

Në qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa do të ketë edhe tre poste të zëvendësministrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos