Dosja me 6 te pandehur, tentatuan të çojnë 1 ton drogë në Greqi, SPAK mbyll hetimin

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 16:32 | Kronikë
Dosja me 6 te pandehur, tentatuan të çojnë 1 ton drogë

Prokuroria e Posaçme, SPAK përfundoi hetimet për katër persona të akuzuar për tentativën e trafikimit të gati 1 ton kanabis drejt Greqisë.

Bashkim Murataj, Gentian Ramadani, Adrian Sako dhe Zija Hidri janë marrë si të pandehur për akuzën e “trafikimit të narkotikëve”, mbetur në tentativë dhe “grup të strukturuar kriminal”. Ndërsa të pandehurit Andrea (Renato) Muço dhe Mariglen Sako akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Sipas SPAK, tentativa e trafikimit të të pandehurve është shënuar mëngjesin e herët të 13 shkurtit 2019. Ata tentuan të trafikojnë 104 thasë me kanabis sativa, 1074 kg në total, përmes pikëkalimit kufitar të Kapshticës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos