Vlorë, Benzi aksidenton 50-vjeçaren

Nga A2 CNN
11 Maj 2020, 11:59 | Kronikë
Vlorë, Benzi aksidenton 50-vjeçaren

Një automjet i tipit Benz A Class, me targa AA 231 UK, ka aksidentuar një grua rreth moshës 50 vjeç në rrugën Transballkanike në Vlorë, e cila në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën.

E moshuara, sipas dëshmitarëve, është rrotulluar në ajër dhe më pas është përplasur në tokë duke marrë dëmtime të mëdha në gjymtyrë, trup, por edhe në kokë. Është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku raportohet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shkaktar i aksidentit ka qënë mjeti tip Benz, i cili po udhëtonte me shpejtësi në rrugën Transballkanike.

Rruga Transballkanike mbetet “rruga e vdekjes” në qytetin e Vlorës, për shkak të sinjalistikës së munguar, si dhe automjeteve që kalojnë me shumë shpejtësi në këtë aks rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos