Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit kalon vetingun

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 09:49 | Aktualitet
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit kalon vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi, drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Ajazi kaloi në filtër në të tria kriteret e vetingut, ku nuk iu konstatuan problematika.

Kreshnik Ajazi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në prokurorinë e Tiranës, u emërua në Prokurorinë e Vlorës. Më vonë, ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe në vitin 2019 u komandua si drejtues në Elbasan. Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3-vjeçar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos