
E ftuar në "Dita jonë", Erida Nelaj, përgjegjëse e planit kombëtar të vaksinimit, komentoi se si ka shkruar procesi i vaksinimit në vendin tonë. “Jemi mbi 955 mijë vaksinime, përfshirë dozat e para dhe të dyta. Vaksina do të ketë dhe fashat moshore do të ulen. Vetëm dje kemi pasur mbi 12 mijë vaksinime.
Erida Nelaj u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen pavarësisht rënieve të rasteve gjatë kësaj periudhe.
“Ka pasur preferenca për vaksinat, por unë do të thosha se në këtë situatë ne duhet të vaksinohemi me vaksinën që na ofrohet. Ne duhet të vaksinohemi sa më shumë. I nxehti ka bërë që njerëzit të harrojnë vaksinimin dhe sëmundjen, por duhet ta konsiderojmë vaksinimin si një masë mbrojtëse për shëndetin dhe më pas ta shohin atë si një mundësi për udhëtime”, tha Nelaj.
Ndërkohë, Nelaj u shpreh se kombinimi i vaksinave është diskutuar në komitetin teknik, por ende nuk është aplikuar. “Ne nuk kemi aplikuar ende kombinimin e vaksinave. Edhe në Gjermani ku është aplikuar kombinimi, më parë merret miratimin i personit”. (A2 Televizion)