Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00, Rama: Të paraqiten të gjithë mbi 18 vjeç

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 19:22 | Aktualitet
Qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje personave mbi 18 vjeç në të gjithë vendin që të paraqiten në pikën më të afërt të vaksinimit vetëm me kartën e identitetit, për t’u vaksinuar, në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se vaksinimi vaksinimi po ecën me ritme të shpejta dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura deri në orën 20:00

“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit??

Paraqitu me kartë identiteti në pikën më të afërt të vaksinimit.

Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos