
Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin nga mëngjesi deri vonë pasdite kur vranësira kalimtare shfaqen në territor, duke krijuar mundësi për ndonjë shi të izoluar në veriperëndim.
Temperaturat do të pësojnë një tjetër rritje, por të lehtë duke u luhatur nga 17°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit deri mbi 40°C maksimumi në 2-3 zona të Shqipërisë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë gjithë ditës, nga drejtimi jugor deri afër mbrëmjes kur era dobësohet duke marrë drejtim veriperëndimor, ndërsa pritet dallgëzim prej 2-3 ballë gjatë pjesës së parë të ditës. (A2 Televizion)