“El Clasico” në Superligë, Real e Barça nuk njoftojnë largimin

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 11:34 | Futboll
“El Clasico” në Superligë, Real e Barça nuk

Në ditën e tërheqjeve të mëdha nga projekti i Superligës Europiane, edhe Juventusi i dha zyrtarisht lamtumirën turneut që mbeti në letër. Pavarësisht se ishin një prej anëtarëve më aktivë, bardhezinjtë njoftuan se nuk janë kushtet që projekti të vijojë më tej.

Aktualisht, nga 12 ekipe nismëtare, nga Superliga nuk janë larguar vetëm dy skuadra: Reali i Madridit dhe Barcelona.

Ndërsa “Los Blancos” janë flamurtarët e aktivitetit, me Florentino Perez që kishte rol kryesor, katalanasit kanë njoftuar se do të dalin me qëndrim zyrtar vetëm pas konsultave me ortakët e klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos