
Forcat e Rendit kanë arrestuar në flagrancë një person i cili kishte fshehur në makinën e tij 50 doza kokainë.
Zbulimi ka ndodhur në afërsi të fshatit Hajdaran të Elbasanit, gjatë kontrollit të makinës të shtetasit me inicialet E.R. 39, vjeç, i lindur dhe banues në Elbasan.
Krahas lëndës narkotike, të arrestuarit u sekuestruan edhe 7 aparate celularë dhe automjeti ku lëvizte, si dhe 20 000 lekë të reja , të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ". (A2 Televizion)