Qëlluan me armë në Durrës, arrestohen dy adoleshentë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 14:24 | Kronikë
Qëlluan me armë në Durrës, arrestohen dy adoleshentë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy adoleshentë, të cilët sipas uniformave blu, kanë qëlluar me armë në ajër gjatë natës.

Ngjarja ka ndodhur në Rrushkull të Durrësit, ndërsa dy personat e arrestuar janë K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, të cilët krijuan panik te banorët.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull,  ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos