Elbasan, automjeti i parkuar ”rrëshqet” dhe përplaset me një mur, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 18:38 | Kronikë
Elbasan, automjeti i parkuar ”rrëshqet” dhe përplaset me

Një ngjarje e pazakontë por që mund të shndërrohej në tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Shelcan të Elbasanit. Sipas burimeve, një mjet ka rrëshqitur nga vendi duke lënduar 5 persona.

Drejtuesi i mjetit kishte shkuar në banesën e tij për të marrë diçka, ndoshta pa i siguruar mirë frenat e dorës të mjetit, i cili rrëshqiti duke u përplasur në fund me një mur.

Si pasojë e ngjarjes mbetën të plagosur 4 persona që ndodheshin brenda mjetit dhe një i pestë, shtetasit J.N., V.Ll.  F.Q., G.N., dhe A.N., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos