
Një 74-vjeçar është gjendur i mbytur në një rezervuar në fshatin Palaq, Preze.
Sikurse njofton policia, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes (A2 Televizion)