Era e fortë “pushton” Tiranën, rrëzohen disa pemë

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 16:01 | Aktualitet

Përveç problemeve të shkaktuara në zonat bregdetare dhe kryesisht në portet e vendit, ku në Durrës janë pezulluar udhëtimet në drejtim të Barit, era e fortë ka pushtuar edhe Tiranës pas mesditës.

Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar disa pemë në kryeqytet, njëra prej tyre pranë “Pallatit të Kongreseve”, e cila ka bllokuar qarkullimin.

Madje, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës.

Parashikimi i motit

Era sot ka arritur shpejtësi mbi 70 kilometra në orë në disa qytete të ultësirës perëndimore, përfshirë edhe Tiranën. Më problematike situata paraqitet në bregdetin e Jonit, ku era ka arritur në momente të shkurtra deri në 102 kilometra në orë. Era do të mbetet problematike sonte dhe nesër, kryesisht në bregdet dhe shtrirjen perëndimore, një dobësim i erës pritet mesnatën e së martës, megjithëse në bregdet do të vijojë herë pas here e fortë.

Temperaturat ulen me të paktën 5 grade ditën e hënë, ndërsa rënia vijon e lehtë mëngjesin e së martës, por nga mesdita dhe deri në fundjavë pritet që temperaturat të ngjiten në vlerat tipike të janarit, nga -4 deri 11 gradë në mesditë.

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/05/moti-i-keq-ministria-e-mbrojtjes-thirrje-qytetareve-mos-qendroni-prane-godinave-te-larta/
https://a2news.com/2020/01/05/porti-i-barit-anulon-udhetimet-drejt-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos