Largimi i emigrantëve pas festave, radhë në pikat kufitare

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 19:14 | Aktualitet
Largimi i emigrantëve pas festave, radhë në pikat kufitare

Pas festave të fundvitit, emigrantët po kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë. Lëvizjet në ditët e para të Vitit të Ri kanë shënuar fluks në pikat e kalimit kufitar nga Shqipëria drejt vendeve fqinje.

Në portin e Vlorës, edhe pse sportelet punojnë me kapacitete të plotë, nuk janë shmangur pritjet dhe radhët.

Emigrantët thonë se me këtë situatë përballen çdo periudhë festash, ndërsa tregojnë se kthehen në atdhe për të afërmit dhe familjet e tyre.

Ndërsa përfaqësues të linjave udhëtare tregojnë se fluksi i lëvizjeve është i lartë, por nga ana e tyre është shtuar siguria dhe masat për çdo rast emergjence.

Vetëm ditën e shtunë janë nisur nga porti i Vlorës drejt Italisë 1200 pasagjerë dhe 20 automjete. Në të njëjtat nivele është fluksi i lëvizjes edhe në pikat e tjera kufitare të Shqipërisë me vendet fqinje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos