Autoritetet greke, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, kanë bërë të ditur se në datën ditën e diel nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 23:59 nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë.
Të paktën sipas njoftimit, ky vendim është marrë për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.
Ndërkohë, bëhet e ditur se do të do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës. (A2 Televizion)